Matuidi: Ja çfarë më tha Pogba për Juventus

66
SHARE

Mesfushori i Juventus, Blaise Matuidi ka zbuluar se si ishte këshilluar nga Paul Pogba për t’iu bashkuar bardhezinjëve para se të bënte një gjë të tillë.

“Ata [Pogba dhe Evra] më thanë se nëse dua të fitoj tituj, ky ishte vendi më i mirë për mua. Sapo erdha këtu, e kuptova se ashtu ishte,” ka thënë Matuidi, përcjellë “Transferimet”.

“Juve është një institucion dhe kështu ka qenë për vite me radhë. Posa të vini këtu, mund ta shihni se klubi ka një eksperiencë të pafund – tituj, rend dhe punë.”