Maradona: Ja çfarë duhet të bëjë Messi që të fitojë Kupën e Botës

47
SHARE

Diego Maradona beson që Lionel Messi nuk ka çfarë t’i demostrojë askujt për asgjë.

superylli i Barcelonës është duke u përgatitur ndoshta për Botërorin e tij të fundit dhe nuk kishte si të mungonte këshilla e Maradonës për mikun e tij.

“Do ti këshilloja Messit që të luaj dhe të kënaqet me lojën e tij”, tha Maradona për Omnisport.

“Ai duhet që të harrojë kritikët, nëse dëshiron që ta fitojë Botërorin ose jo. Ai nuk ka nevojë ti demonstrojë askujt për asgjë. Thjesht duhet ta shijon lojën e tij”, përfundoi ish kampioni i botës.

Kujtojmë që para 4 vitesh Argjentina u mposht në finale nga Gjermania.