Manchester United bën publike shifrën e dëmshpërblimit të Mourinhos

22
SHARE

Rreth 20 milionë sterlina është shifra e frikshme që Manchester United ka derdhur në llogarinë e Jose Mourinhos.

Shkarkimi i trajnerit portugez pas humbjes 3-1 në muajin dhjetor i ka kushtuar vërtetë shumë klubit nga “Old Trafford”, i cili ka dëmshpërblyer Mourinhon për prishjen e parakohshme të kontratës e cila skadonte në verën e vitit 2020.

19,6 milionë euro kanë përfituar “Special One” dhe ndihmësit e tij pas largimit nga Manchester United dhe ishte vetë klubi anglez që e bëri publike diçka të tillë.

Në një buletin të shkurtër financiar, Manchester United bën me dije: “Shpenzimet e jashtëzakonshme për tremujorin e katërt të vitit 2018 ishin 19.6 milionë stërlina, lidhur me kompensimin e ish-trajnerit dhe disa pjesëtarëve të stafit stërvitor për humbjen e punës”.