Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve

77
SHARE

Xherdan Shaqiri u inkuadrua nga pankina dhe bëri një impakt të menjëhershëm me dy gola teksa Liverpool rikthehet në kreun e tabelës së Premier League pas fitores 3-1 ndaj Man Utd.

Liverpool e krijoi epërsinë me meritë pasi Sadio Mane për mrekulli e konkretizoi një asistim fenomenal të Fabinho, ndërsa një gabim i Alisson shkaktoi golin e barazimit, të cilin e realizoi Jesse Lingard, transmeton Trasnferimet.net.

Liverpool rifitoi avantazhin përmes Shaqirit në pjesën e dytë, e ishte pikërisht kosovari që shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal për t’i siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

NOTAT E LOJTARËVE:

Liverpool: Alisson 5, Clyne 7, Van Dijk 7, Lovren 7, Robertson 8, Fabinho 8, Wijnaldum 7, Keita 7, Salah 7, Firmino 8, Mane 9. Subs: Shaqiri 9, Henderson n/a.

Man United: De Gea 7, Darmian 7, Dalot 6, Lindelof 7, Bailly 7, Young 8, Herrera 6, Matic 6, Lingard 6, Rashford 6, Lukaku 6. Subs: Fellaini 6, Martial 5, Mata n/a.

Lojtari i ndeshjes: Xherdan Shaqiri