Lamtumirë Liverpool, Xherdan Shaqiri bëhet me skuadër të re në Premierligë

285
SHARE

Pas një edicioni të plotë me Liverpoolit, duket se Xherdan Shaqiri do të largohet nga klubi, derisa West Hami duket destinacioni i preferuar i 27-vjeçarit.

Liverpooli e bleu Xherdan Shaqirin për 13.5 milionë funte në afatin kalimtar të verës së kaluar, dhe fillimi i tij në “Anfield” ishte mahnitës, shkruan Zëri.info.

Futbollisti nga Kosova e nisi me një gol akrobatik ndaj Manchester Unitedit në një miqësore, derisa gjatë edicionit ai u dëshmua të jetë një super-zëvendësim.

Madje, ai e shpëtoi Liverpoolin nga barazimi në derbi me Manchester Unitedin duke shënuar dy golat e fitores.

Shaqiri e përfundoi edicionin në Premierligë me gjashtë gola dhe tre asistime, dhe kampanja e tij te Liverpooli nuk mund të cilësohet e dështuar.

Ai ka nevojë për minutazh, port e Liverpooli nuk do të mund ta arrijë sepse ka një konkurrencë të fortë të përbërë nga Mo Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Dhe “Daily Post” shkruan se West Hami ka filluar të interesohet për mesfushorin nga Zhegra e Gjilanit.

Mediumi i sipërpërmendur shkruan se West Hami do të ofrojë 22.5 milionë funte për Shaqirin, shumë të cilën e kërkon vetë klubi nga “Anfield”./Zëri.info