La Liga njofton se pesë lojtarë janë diagnostifikuar me Covid-19

42
SHARE

La Liga ka lëshuar sot një komunikatë ku ka njoftuar se pesë lojtarë janë diagnostifikuar me Covid-19 që nga koha kur klubet kanë nisur t’i testojnë lojtarët dhe anëtarët e stafit javën e kaluar.

Anjëri nga këta të infektuarë nuk ka shfaqur simptoma, njofton transferimet.net

 

 

Ata janë izoluar në shtëpi ku do të vazhdojnë stërvitjet individuale para se të testohen sërish gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Shumica e klubeve janë duke zhvilluar stërvitje individuale, si pjesë e fazës së dytë në protokollin prej katër fazave të La Ligas për vazhdimin e garave që janë pezulluar nga marsi shkaku i përhapjes së pandemisë.

Klubi Real Madrid do t’u kthehet stërvitjeve për herë të parë pas dy muajve të hënën, ndërsa La Liga ka deklaruar se shpreson që të rifillojnë ndeshjet pa shikues në qershor.