Ky futbollist kosovar mund ta ketë rastin te Bayern Munich

11
SHARE

Leon Dajaku është përfshirë nga faqja zyrtare e Bundesligës në mesin e shtatë talenteve që mund ta ketë rastin për të depërtuar në ekipin e parë të Bayern Munichut.

Alphonso Davies dhe Joshua Zirkzee janë të rinjtë që së fundmi kanë pasur më shumë rast për t’u paraqitur në karrierë me Bayernin.

Por, nën drejtimin e Hansi Flickut, Hansi Flick mund t’i japë përparësi edhe Dajakut. Ai nuk është produkti i parë i akademisë së Stuttgartit që është marrë nga Bayerni, pasi në të kaluarën ka ndodhur njësoj edhe me Serge Gnabryn e mbrojtësin Joshua Kimmich.

Dajaku mund të jetë si futbollisti që i ka shkaktuar më së shumti probleme kampionit, pasi i ka realizuar pesë gola në shtatë ndeshje kundër tyre sa ishte pjesë e të rinjve të Stuttgartit, para se të kalonte në Bayern.

Me ekipin e parë të Bayernit, Dajaku ka luajtur vetëm 10 minuta, ndërsa në gjithë sezonin ka tri gola dhe ka regjistruar po aq asistime për ekipin rezervist. 19-vjeçari Dajaku, përshkruhet nga Bundesliga si futbollist që ka shpejtësi të madhe dhe përfundues i aksioneve me të dyja këmbët. Krahasohet me Serge Gnabryn.