Kujdes nëse kaloni kah kjo lagje në Prishtinë, mund të përfundoni me ndonjë këmbë të thyer

14
SHARE

Qytetarët e lagjes “Arbëria” rrezikohen të përfundojnë me ndonjë lëndim trupor në qoftë se kalojnë kah kjo lagje.

Kjo për shkak se një pjesë e trotuarit në këtë lagje është shkatërruar pothuajse tërësisht duke paraqitur kështu rrezik për kalimtarët, shkruan Reporteri.net.

Nga gjendja e trotuarit në pamjet e mëposhtme, shihet se shumë lehtë qytetarët mund të përfundojnë me lëndime trupore, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës. /Reporteri.net