Kryeredaktori i KTV-së shan me rob një portal kosovar që ofendoi diasporën

191
SHARE

Kryeredaktori i KTV-së, Xhemajl Rexha, është nervozuar me kolegët e tij të mediumit “Periskopi”, portal ky që gjatë ditës e ka quajtur diasporën analfabete.

Votat e pavlefshme të diasporës, kanë qenë material i mjaftueshëm që në medie të caktuara shqiptarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit të konsiderohen analfabetë.

“Diasporë analfabete: Mbi gjysma e votave të tyre dalin të pavlefshme”, ishte një nga titujt e sotem të portalit periskopi për raportimin rreth numërimit të votave me postë.

Gazetari Rexha, që është kryeredaktor i njërit nga televizioneve nacionale, thotë se detyra e tij nuk po e lë t’i shajë kolegët nga portali që e cilësoi diasporën kosovare si analfabete.

“Mos ta kisha pasë punën që e kam, ua kisha shkru 1 koment ‘kolegëve’ – Robt jau q***a! Faleminderit.”, ka shkruar Rexha në rrjetin social Twitter.

Ndryshe sot ka filluar numërimi i votave me postë dhe, sipas deklaratave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, procesi pritet të përfundojë rreth mesnatës.

Deri tash, janë numëruar gati gjashtë mijë vota të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.Me postë kanë ardhur 13.500 fletëvotimeve