Kryeministri Haradinaj pret Clintonin: Mirë se erdhe në shtëpin tënde

20
SHARE

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Haradinaj e ka pritur Clintonin të martën në Prishtinë.

“Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!

Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!

Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!
Zoti e bekoft Kosovën!

RH