“Kobra”: Fisnik Ismaili njeri shumë i besueshëm në Betejën e Koshares, u vendos në bazën e përgjimeve

47
SHARE

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Operatori i zbulimit në Betejën e Koshares ka thënë se Rrustem Berisha duhet të tregojë se kush ka depërtuar në Kazermën e Koshares pasi ai thotë se “askush nuk flet për vetën”.

“Është fakt se vëzhgimet kanë qenë të komanduara nga unë Naser Vllasi. Detyrat i kam marrë nga Agim Ramadani dhe raportet me shkrim për vëzhgim i kam dërguar Agim Ramadanit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kobra” ka thënë luftën e kanë filluar patriotët por obligim e kanë pasur t’i bashkohen ushtarakët.

Ai ka thënë se autoriteti legjitim për në Betejën e Koshares ka qenë struktura udhëheqëse e GO3.

“Ky autoritet i ka dhënë informacione, sipas të gjitha gjasave Ministrisë së Mbrojtjes. Nasim Haradinaj, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e ka ditur që unë i shërbej shërbimit ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe jemi koordinuar shumë mirë”.

“Fisnik Ismaili për mua ka qenë një njeri i besueshëm, pasi është vendosur në bazën e përgjimeve në një detyrë shumë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Naser Vllasi