E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho prapë ka filluar të jetë në dyshime.
Braziliani nisi në mënyrën më të mirë edicionin duke qenë titullar nën urdhrat e Ronald Koemanit, por lëndimet kanë shkaktuar probleme.
Me mungesën e tij, Pedri ka shkëlqyer duke impresionuar të gjithë dhe ka dominuar edhe kur Coutinho u rikthye në fushë.
Sipas Diario Sport, një klauzolë që gjendet në kontratën e Coutinhos ka shtuar dëshirën e Barcelonës që ta shesë në janar.
Sapo mesfushori të bëjë 100 paraqitje me blaugranasit, Barcelona është e detyruar të paguajë 20 milionë euro për Liverpoolin, kurse Coutinho është vetëm 10 ndeshje larg të prekur këtë numër.
Mirëpo, në rast që Barcelona e shet brazilianin në verë, atëherë kjo klauzolë nuk do realizohet, përkundrazi gjiganti blaugranas do jetë vetëm në fitim me shitjen e tij.