Kërkohen 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaïfi

25
SHARE

Prokurori zviceran ka kërkuar 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG dhe beIN Sports, për pretendimin e korrupsionit të Jerome Valcke, ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA, në një përpjekje për të marrë më lehtë koncesionin e të drejtave televizive të Kupës së Botës dhe Kupa e Konfederatave.

Tre vjet burg është kërkesa për vetë Valcke. Këto janë dy dënimet e para me burg të kërkuara në tokën evropiane pas hetimeve në skandalet e shumta që kanë pllakosur futbollin botëror në vitet e fundit.

Valcke akuzohet se kishte kërkuar ndihmën e Nasser al-Khelaïfi në verën e vitit 2003 për të blerë një vilë luksoze në Sardenjë, ashtu si beIN po negocionte zgjatjen e të drejtave të tij në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme për Kupën e Botës 2026 dhe 2030.

Al-Khelaïfi e kishte blerë shtëpinë për 5 milion euro, përmes një kompanie të shitur pothuajse menjëherë tek vëllai i një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, përpara se t’ia vinte në dispozicion Valcke.

Të dy të akuzuarit, nga ana e tyre iu referuan një marrëveshjeje “private”, të palidhur me kontratën e lidhur nga beIN me FIFA në Prill 2014, në kushtet e paraqitura nga mbrojtja si “shumë të favorshme”. L’Equipe e raporton atë.