Kaka tregon se kush do ta fitojë Topin e Artë këtë vit

30
SHARE

Legjenda e Brazilit, Kaka beson se ylli i PSG, Neymar ka shanse që të fitojë Topin e Artë këtë vit.

Ish futbollisti i Real Madridit dhe AC Milan ka thënë në një intervistë ka thënë që Neymar është një nga pretedentët kryesor për ta fituar këtë çmim.

“Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, nuk ka dyshim për këtë. Ajo që ai ka nevojë tani është të fitojë një titull me klubin dhe jetë një nga protagonistët kryesorë të kësaj arritje”, deklaroi Kaka.

Po ashtu Kaka u shpreh i sigurt që nëse PSG arrinë ta fitoj Ligën e Kampionëve, Neymar sigurt do ta fitojë Topin e Artë.

Ish futbollisti foli edhe për karrierën personale, ku tregoi që është duke punuar që të rikthehet si drejtor sportiv apo edhe trajner.