Kadri Veseli: Flora Brovina edhe si fëmijë është persekutuar nga babai i saj

42
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka amnistuar deputeten e partisë së tij, për publikimin e fotografisë që ai e ka quajtur të rrejshme.

Veseli në Debat Plus ka konfirmuar se fotografia që ka publikuar Brovina ka qenë e rrejshme. Ai ka thënë se duhet të ketë më shumë respekt për deputeten për shkak se sipas tij ajo që nga fëmijëria është persekutuar nga babai i vet e më pas edhe nga terrori serb.

“Flora Brovina si fëmijë është i persekutuar nga babai i vet, Flora i ka përjetuar të gjithë terrorin shtetëror serb edhe si person i rritur. Duke përjetuar edhe atë më të rëndën duke qenë rob lufte”, ka deklaruar Brovina.

Veseli ka thënë se nuk dëshiron të jetë mbrojtje e askujt, por ka thënë se nuk duhet të ketë linçime nga gabimi i saj. Ka thënë se e vërteta e vetme është që Serbia ka kryer gjenocidë ndaj shqiptarëve.

“Kjo është ajo situatë e cila nuk jam unë këtu për të krijuar alibi të mbrojtjes. Gabimi i rëndë ka qenë por linçimi nuk duhet të ketë për askënd. Nëse duhet të ketë mllef për të dal tek e vërteta duhet të jetë për Serbinë e cila në mënyrë sistematike dhe në mënyrë të planifikuar ka kryer gjenocid tek shqiptarët vetëm pse nuk kanë qenë serb”, ka deklaruar Veseli, shkruan Insjaderi.

Më tej Veseli ka thënë se institucionet e vendit e kanë kaluar me sukses këtë test. Thotë se institucionet vendore kanë zbuluar vëtetësinë e fotografisë.

“Unë e kam pyetur pas seancës dhe i kam kërkuar edhe nga institucionet dhe i falënderojë për marrjen e masave dhe saktësinë e veprimeve. Gjatë natës së mbrëmshëm dhe gjatë ditës së sotme janë matur mekanizmat e Inteligjencës dhe Policisë”, ka deklaruar Veselii./Insajderi.com