Juve po bëhet gati për një tjetër transferim sensacional pas CR7 dhe De Ligt

242
SHARE

Fabrizio Romano, një gazetar italian i SKY, pretendon se Juventus do të nis një sulm për transferimin e Paul Pogbas në verën e ardhshme.

Kampionët e Serie A, janë duke kërkuar të vazhdojnë serinë e transferimeve të yjeve të futbollit, pas në vitin 2018 sollën Cristiano Ronaldon, dhe një vit më pas Matthijs de Ligt.

Paratë për Juventusin tashmë nuk janë një problem. Ata i paguan 117 milionë Real Madridit për Paul Pogban, dhe rreth 85 milionë euro Ajaxin, për Matthijs de Ligt, përcjell lajmi.net.

Të njëjtën gjë, Juventus dëshiron ta bëjë edhe me Pogban, të cilin në vitin 2016 e shitën për 105 milionë euro te Manchester United.

Ky transferim duket shumë i mundshëm, duke parë se francezi është krejtësisht jashtë elementit të tij te ‘Djajtë e Kuq’.