Ja sa është klauzola e Lautaro Martinez!

13
SHARE

Barcelona është e vendosur të transferojë Lautaro Martinezin sezonin e ardhshëm.

Por, nëse zikaltërit dëshirojnë të mos e lëshojnë “xhevahirin” e tyre, duhet të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës së Lautaros. Ai paguhet 2.5 milionë euro në sezon, ndryshe te Barcelona sulmuesi mund të paguhet shumë më tepër, prandaj drejtuesit zikaltër duhet të bëjnë sakrificë financiare për të mbajtur lojtarin në “San Siro”.

Megjithatë, nëse Interi dëshiron ta shesë futbollistin argjentinas pas këtij sezoni, ata do të jenë të gatshëm për të aktivizuar klauzolën 111 milionë euro që Barcelona duhet të paguajë për prishjen e kontratës së Lautaros.

Duket parë shifrën e çmendur të të ardhurave që mund të përfitojnë nga ky transferim me leverdi, Interi mund të pranojë të “sakrifikojë” Lautaron për hir të investimeve në merkato për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, kontrata e argjentinasit me Interin skadon në vitin 2023