Ja kur bie bora e parë në Kosovë

63
SHARE

Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë këtë vit.

Tashmë në Kosovë kanë filluar të bien temperaturat dhe Kosova po afrohet drejt stinës së ftohtë asaj të dimrit.
Sponzor

Meteorologët paralajmërojnë se bora e parë në Kosovë do të vie në gjysmën e dytë të muajit tetor, ku edhe fillojnë të bien grimcat e para të dëborës.

Ndërsa fundjava dhe ditët e para të muajit tetor pritet të shënohen me mot të ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell, paralajmëron Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore që po shtrihen përgjatë Mesdheut dhe mbi rajonin tonë, do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme, mbi vlera mesatare”.

“Në pjesën e dytë të javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, mbi rajon do të depërtojnë turbullira nga Atlantiku dhe masa më të ftohta ajrore, që mund të sjellin kushte për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave”, thekson PW.

Parashikimi për datat 28 shtator – 2 tetor:

28.09 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

29.09 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

30.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

1.10-2.10 – Të martën, ngrohtë, intervale me vranësira dhe diell. Ditën e mërkurë, mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, e ato maksimale nga 25C deri në 27C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 1-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie, e nga mesi i javës së ardhshme do të zbres edhe nën vlera normale