Ish-presidenti i UEFA-s, Platini kundër VAR: Futbolli nuk mund të arbitrohet nga një video

18
SHARE

VAR vazhdon të ketë kontestime të shumta, ndërsa një nga ata i cili që në fillimet e tij ka qenë kundër teknologjisë është ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

Francezi nëpërmjet “Corriere dello Sport”, ka theksuar edhe një herë se futbolli nuk mund të arbitrohet nga një video dhe se për të pasur një lojë të drejtë nuk ka nevojë për VAR, por mjafton që gjyqtari të jetë i zoti.

“Futbolli nuk mund të gjykohet dhe arbitrohet nga një video. Nga televizioni falsifikohet perceptimi i episodeve. Futbolli është një sport me kontakte. Ka ndërhyrje absolutisht të rregullta të cilat kur shihen në filtrat e televizorit ngadalësohen dhe për pasojë sjellin interpretime të papranueshme.

Për një futboll më të drejtë, por mbi të gjitha për më shumë futboll në fushë, nuk ka nevojë për VAR, por për një arbitër të zotin”, u shpreh Platini.