Ish-eprori i lartë UÇK-së paralajmëron: “Nuk ka me pasë bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Haradinajn”

78
SHARE

ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë një koment lidhur me vendimin e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “nuk ka me pasë bir nane që ka me nënshkru marrëveshje me Serbinë pa Ramush Haradinajn”.

Ai thekson se vendimi i fundit, i mbylli të gjitha mundësitë e kalkulimeve në dem të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Nese dikush mendon qe me largimin e Ramushit mund te arrihet me lehte marveshja me Serbine, e ka shume gabim. Nuk ka me pase bir nane qe ka me nenshkru marveshje pa Ramush Haradinajn. Me aktin e doreheqjes sot, dhe me vijat e qarta qe i qiti per te ardhmen e Vendit, i mbylli te gjitha mundesite e kalkulimeve ne dem te Kosoves. Mbane mend!