Iniesta nuk e fsheh dëshirën: Dua të bëhem trajner që të jem pranë futbollit

20
SHARE

Legjenda e Barcelonës, Anderes Iniesta nuk e ka fshehur dëshirën që në të ardhmen të bëhet trajner.

 

Gjatë një interviste për mikrofonin e “DAZN”, Iniesta shprehu edhe një herë dashurinë e madhe për futbollin që mendon se do ta shoqësojë për gjatë gjithë jetës.Do të dëshiroja të vazhdoja në futboll, në një farë mënyre. Unë e kam thënë tashmë në disa raste se dua të bëhem trajner, të mbetem pranë fushës. Kjo është diçka që më intereson, më pëlqen si ide. Pasi e lë futbollin, gjërat i shikon ndryshe nga më parë. Flas me disa prej tyre, me Xavi më shumë, jo vetëm për gjërat specifike pasi i “var këpucët në gozhdë”, por edhe në përgjithësi.

 

Deri para një viti e gjysmë ai ishte futbollist, tani trajner, ndaj shkëmbejmë disa këshilla. Të njëjtën gjë bëj edhe me të tjerë, që kanë filluar rrugën e trajningut. Futbolli për ne, si dhe për ata që e duan punën e tyre, duhet përballuar me pasion, gëzim dhe vetëbesim. E njëjta gjë ndodh edhe pas kalimit nga futbollist në trajner, besoj”, tha Iniesta.

Do të dëshiroja të vazhdoja në futboll, në një farë mënyre. Unë e kam thënë tashmë në disa raste se dua të bëhem trajner, të mbetem pranë fushës. Kjo është diçka që më intereson, më pëlqen si ide. Pasi e lë futbollin, gjërat i shikon ndryshe nga më parë. Flas me disa prej tyre, me Xavi më shumë, jo vetëm për gjërat specifike pasi i “var këpucët në gozhdë”, por edhe në përgjithësi.