I dy shuari për organizim të atentatit ndaj Rugovës dhe Berishës, zgjidhet rektor i Universitetit!

130
SHARE

Portreti i Nimanit (i dalluar me shigjetë) shihet kudo, ku takohen njerëzit e fuqishëm të nëntokës, si në foton këtu me Rrahim Hashimin, i parab, urgosur së fundi për rastin ku ra në bu.rg edhe i famshmi i kr.imit të organizuar, Ismet Osmani – “Curri”.

Idriz Morina

Shqiptarët duket se përfundimisht janë zhytur në dekadencë vullnetare, shlyerje të kujtesës, dhe humbje të dinjitetit kolektiv.

Së fundi një goditje kanë marrë shqiptarët me zgjedhjen e një të dyshuari për pjesëmarrje në organizim atentatesh, madje njëri prej tyre ndaj presidentit Rugova, rektor në Universitetin e Gjakovës.

Një hetim pa epilog dhe i papërmbyllur.

Ai nuk ishte i dyshuar dhe akuzuar vetëm nga mediat, por, është paraburgosur me vendim gjyqësor, dhe është ndjekur penalisht nga Prokuroria e shtetit, por që më në fund u ka shpëtuar ndjekjeve.

Por, si ka mundësi, që një njeri me një të kaluar kaq gri, si Artan Nimani, të zgjidhet në krye të një institucioni që kërkon dituri dinjitoze, intelektualitet të mirëfilltë, që pa pikë dyshimi Nimani nuk e ka, dhe po ashtu të pranohet zgjedhja rektor e një njeriu tërësisht të njollosur, dhe që nuk e pranon dinjiteti i një institucioni, siç është universiteti.

Një zgjedhje e tillë, dhe madje e pa kundërshtuar nga intelektualët, tregon, se sa ka humbur dinjiteti i intelektualëve (profesorëve universitar), se sa shumë prej tyre janë të inkriminuar, komprometuar e korruptuar, dhe që de fakto ata janë kthyer sot në bedenë mbrojtëse të krimit të organizuar në institucione.

Nëse intelektualët nuk e kundërshtojnë këtë pseudo-zgjedhje, dhe nuk ndiqen rrugë zyrtare të shkarkimit të këtij pseudo-rektori dhe pseudo-intelektuali, atëherë, duhet të vetë organizohen qytetarët e Gjakovës, që ta dëbojnë nga ky institucion i shenjtë diturie.

Këtu po i sjelli vetëm për kujtesë raportimet në media për dy raste atentatesh, që në fakt dy janë ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe një ndaj Anton Berishës, ish drejtor i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

“Agim Hoti është d.ënuar me 11 vjet e 6 muaj b.urgim për dy vr.asje të mbetura në tentativë dhe ar.mëmbajtje pa leje.

Ai ak.uzohej se në bashkëkryerje me katër persona tjerë në vitin 2007 kanë tentuar ta vr.asin Anton Berishën që në atë kohë ishte drejtor i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit.

Për të njëjtat vepra Agim Hoti qe d.ënuar me 14 vjet e 6 muaj b.urg në një proces gjyqësor ku ak.uzohej për dy tentim vr.asje dhe ar.mëmbajtje pa leje, bashkë me Agron Haradinajn, Mentor Qelën, Driton Spahiun dhe Artan Nimanin.

Pas ankesës së mbrojtjes së tij në Gjykatën Supreme, lënda e Hotit është kthyer në rigjykim, ndërsa vendimi për katër të tjerët është bërë i ekzekutueshëm”, raportim i vitit 2015 (https://kallxo.com/agim-hoti-denohet-per-dy-tentim-vrasje-ndaj-anton-berishes/).

“Që të dy su.lmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajt, i cili punon në PTK”, raportonte Express.

“Kjo nuk hera e parë që Agim Hoti përmend emrat e Agron Haradinajt e Artan Nimanit se kanë qenë personat kryesorë që kanë porositur vr.asje me pagesë.

Madje Artan Nimani në vitin 2007 është parab.urgosur për shkak të tentim ate.ntatit ndaj Anton Berishës.

“Unë Agim Hotin e njoh pasi edhe më herët më pati bërë shantazh për atentatin ndaj Anton Berishës.

Madje kam qenë edhe i ak.uzuar atë kohë për shkak të kësaj pune”, sqaron Nimani, në banesën e të cilit, Agim Hoti, në kohën kur ka ndodhur tentim ate.ntati, i kishte fshehur ar.mët.

“Policia i pati gjetur ato ar.më dhe unë kam vu.ajtur kot dë.nim 2 muaj e më”, pohon profesor Nimani, raportonte Express.

Po ashtu portreti i tij shihet kudo, ku takohen njerëzit e fuqishëm të nëntokës, si në foton këtu me Rrahim Hashimin, i parabu.rgosur së fundi për rastin ku ra në b.urg edhe i famshmi i kr.imit të organizuar, Ismet Osmani – “Curri”.

Për mendimin tim, fakti që Artan Nimani u ka shpëtuar të gjitha ndjekjeve, dhe duke e njohur figurën e tij, aspak intelektuale, as atëherë kur ishte student, dhe se besoj vërtetësinë apo vlerën shkencore të titujve të tij, e deri tek zgjedhja rektor në një universitet publik, është një gurë provues për prokurorinë, që t’i rihap hetimet ndaj tij, dhe ta nxjerrë para drejtësisë.

Pra, për mendimin tim klanet e fuqishme maf.ioze në pushtet e kanë shpëtuar nga ndëshkimet, të cilat sigurisht se do të merrnin me vete edhe ndonjërin nga bartësit e kr.imeve në Kosovë, që nga lu.fta e këndej.

Pra, pozita e rektorit për Artan Nimanin, është çmim shpërblimi për ruajtjen e sekreteve dhe shpëlarjen e figurës së tij tepër të skremuar në afera të zeza.