Hasani krahason zyrtarët shtetërorë me Lukashenkon dhe Millosheviqin

32
SHARE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka hequr dorë nga pretendimet e tij se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës.

Zyrtarët të cilët Enver Hasani po i padit i krahason me Sllobodan Millosheviqin dhe Aleksandër Lukashenkon.

Ai thotë se njëjtë bënin ata kur donin që në mënyrë administrative ta heqin dikë nga rruga.

Hasani përmendi rastin e Hashim Rexhepit, për të cilin thotë se është i sigurt që ishte i montuar.

“Në jetën time me Hashim Rexhepin kafe s’kam pi, rastësisht kam pasur qasje në informata atëherë dhe në deklarata të njerëzve, sot më vjen keq kur i shoh në televizion, s’i s’kanë turp për fjalët që i kanë thënë për të”, ka thënë .

“Kjo ka ekzistuar në vendet komuniste për ta nxjerrë nga loja në mënyrë administrative njerëzit që të pengojnë”.