Grykësit e pushtetit!

14
SHARE

Përfaqësuesit e pushtetit po japin shembuj të pangopësisë para qytetarëve.

Duke shfrytëzuar të qenët të pushtetshëm dhe duke pasur në dorë menaxhimin e parasë së taksapaguesve, ata po japin modelin e keq të grykësisë duke abuzuar me xhepin e fshatarëve, për një obligim që e kanë, krijimin e mirëqenies së tyre.

Ministri në largim i infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtorët e drejtorive komunale ia kishin mësyrë sot fshatit Dol të Gjakovës për të marr pjesë në një drekë të majme deri në gju duke marr shkas nga një ceremoni, shkruan Sinjali.

Mish qengji e gici, raki e birra janë shtruar për pushtetarët e AAK-së, pa e futur dorën e tyre në xhep.

E tërë kjo pritje me drekë të majme me mish e alkool është bërë për pak asfalt që kishin shtruar me taksat e banorëve në këtë fshat.

Madje, ky përurim po bëhet në kohë fushate kur politikanët, pasi i harrojnë hallet e banorëve, zakonisht i kthehen atyre për vota dhe i intensifikojnë aktivitete për të siguruar jetëgjatësinë në pushtet.

Kjo pamje e ka irrituar një qytetar i cili përmes profilit të tij në facebook, ka publikuar foto nga kjo ngjarje që ka ndodhur sot.

Ai ka përkujtuar banorët që janë pikërisht këta pushtetarë të cilët nuk i kanë përkrahur banorët në protestat e tyre për ndalimin e punimeve të gurthyesit. /Sinjali/