Gani Dreshaj: Jepna Glaukut (Konjufcës) 300 euro rrogë e kqyrni qysh po jeton

46
SHARE

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i ka reaguar shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Dreshaj, teksa ka folur në seancën e Kuvendit, që po vazhdon ende, dhe po debatohet për pagën minimale në Kosovë, ka thënë se ajo (paga) është jashtëzakonisht e ulët.

Ai tha se është e vështirë që të jetohet me 300 euro pagë mujore.

Dreshaj përmendi Glauk Konjufcën, ku tha: “jepnja Glaukut 300 euro rrogë edhe kqyre qysh po jeton”.

“Kur është cështja të paga minimale, gjithmonë faji mbetet jetim. Unë mendoj që duhet cdo vit të rritet paga minimale. Unë mendoj që paga minimale duhet të jetë më e madhe”.

“Jepnja Glaukut 300 euro pagë e kqyrne qysh po jeton. Na po flasim për paga minimale dhe po mundohemi me ba ligje për 7 muajt të qeverisjes Haradinaj. Na po ikim nga aty ku po na dhemb”, ka thënë Dreshaj.