Frashër Krasniqi tregon se a do të ketë koalicion mes PSD-së dhe PDK-së

33
SHARE

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që e ka marrë nga Gjykata Speciale, ka sjellë një situatë të re politike në vend.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashë Krasniqi ka thënë se PSD do të garojë e vetmë në këto zgjedhje. Ka thënë se PDK duhet të mbetet në opozitë.

“Meqë jemi këtu ku jemi, tash Kosova e ka rastin të shkojë në zgjedhje të reja ku duhet të krijohen institucionet dhe një Qeveri që sjellë ndryshime në Kosovë”.

“Kosova ka shumë kohë që ka pas nevojë për një zgjidhje të tillë, tashmë duhet të vazhdojmë me zgjedhje”, ka deklaruar Frashër Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Tash e një vit, PSD-ja ka punuar në mënyrë shumë intensive në terren për formimin e degëve dhe nëndegëve në gjithë territorin e Kosovës”.

“Kemi pas rezultat të jashtëzakonshëm në shtrirje që mendoj se krahasohet me shumicën e partive të mëdha në Kosovë”

Krasniqi ka thënë se Partia Socialdemokrate dëshiron që të garojë e vetme në zgjedhjet që mund të mbahen së shpejti në Kosovë.

“Jemi të gatshëm dhe jemi të përgatitur në terren. Të gjitha elementet po tregojnë që për PSD-në nuk janë fare problem zgjedhjet – do të garojmë si parti e vetme. Ne jemi të përcaktuar që të kandidojmë vetëm , por nuk duam as të hapim dhe as të mbyllim dyert për askënd”.

Deputeti i PSD-së nuk ka treguar drejtpërdrejtë se me cilat parti ka vija të kuqe PSD-ja, por ka thënë se është koha që PDK-ja të jetë në opozitë.

“Mendoj që Kosova ka nevojë për ndryshime. Subjektet që kanë qenë pjesë, sidomos e kam fjalën për PDK-në duhet të shkojë në opozitë”.

“Në terme konkrete kjo do të thotë që Kosova ka nevojë për ndryshim të qeverisjes”.

“PSD-ja mendon që PDK-ja duhet të shkojë në opozitë. Ky është qëndrim i bazuar mbi faktin që është një prej subjekteve përgjegjëse për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”, ka deklaruar ai.