Frashër Krasniqi: LDK dhe Vetëvendosje janë subjekte të dështuara që nuk kanë vizion

27
SHARE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara.“Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai në RTK 3, duke shtuar se PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj.Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë. “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai.