E dhimbshme: Gjashtë familje shqiptare shuhen, tetë veta vdesin vetëm në njërën prej tyre

15
SHARE

Shuhen gjashtë familje shqiptare, tetë veta vdesin vetëm në njërën prej tyre.

Gjashtë familje janë shuar në Thumanë dhe në Durrës nga goditjet e tërmetit 6,4 ballësh që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit. Një familje u shua tërësisht në Thumanë, një tjetër në Durrës ka pjesën më të madhe të anëtarëve ende nën rrënoja, ndërsa një familje nga Kosova humbi dy djemtë e saj.

Më poshtë Exit rendit familjet dhe të humburit e të shpëtuarit e tyre nga ky tërmet shkatërrimtar.

Familja Lala, Durrës, 2 të vdekur, 1 i shpëtuar dhe 6 ende nën rrënoja.

Sadete Lala (nëna) u nxorr e pajetë nga rrënojat.

Ilir Lala (djali i Sadetes) nën rrënoja

Marjeta Lala (nusja e Sadetes) ende nën rrënoja

Emilio Lala (djali i Marjetës) ende nën rrënoja

Amelia Lala (vajza e Marjetës) u nxorr e pajetë

Dionis e Dionisa Lala (fëmijët binjakë të Marjetës) ende nën rrënoja

Griselda Lala (vajza e Marjetës) mbetet nën rrënoja

Ramë Lala (djali i Marjetës) u nxorr i gjallë pasditen e 26 nëntorit

Familja Karanxhaj, Durrës, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Diena Karanxhaj-Meçaj, humbi jetën në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat e një pallati më 26 nëntor

Esiela Meçaj (vazja e Dienës) u nxorr pajetë nga rrënojat

Roza Karanxhaj (e ëma e Dienës) mbetet nën rrënoja

Ajet Karanxhaj (babai i Dienës) u nxorr i gjallë

Familja Reçi, Durrës, 2 të vdekur dhe 2 nën rrënoja

Eduard dhe Kristi Reçi (vajza) humbën jetën

Dolora (bashkeshortja) dhe Klaus Reçi (djali) janë nën rrënoja

Familja Abazi, Durrës, 2 të vdekur.

Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi nga Kosova, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli

Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur

Albert Cara i shpëtoi tërmetit

Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.

Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.

Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.

Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.

Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë

Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.

Familja Gregu, Thumanë, 3 të vdekur

Bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Gregu u nxorrën të pajetë nga rrënojat mëngjesin e 27 nëntorit

Saimir Gregu (djali) vdiq në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat pasditen e 26 nëntorit

Familja Çupi, Thumanë, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Hajredin Çupi mbetet nën rrënoja në kërkim

Lute Çupi (bashkëshortja e Hajredinit) u nxorr e pajetë pasditen e 26 nëntorit

Keli Çupi (djali i Lutes dhe Hajredinit) vdiq pak pasi u nxorr nga rrënojat

Coli Cupi (djali i dytë) i shpëtoi tërmetit

Nikolin Çupi (djali i xhaxhait) i shpëtoi tërmetit