Do të befasoheni se kush dyshohet të jetë prapa “helmimit” me zarfë nga Serbia

221
SHARE

Publicisti dhe analisti Nexhat Haziri, është i mendimit se prapa skenarit të së dielës, ku ndodhi helmimi i afërsisht 26 personave, respektivisht 26 zyrtarëve të KQZ-së, qëndrojnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, qëllimi i sipërshënuarëve është që t’ua pamundësojë koalicionin dhe formimin e qeverisë, LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Prapa këtij skenari qëndrojnë dy persona, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Qëllimi i tyre nuk është dëmtimi i Listës Serbe, por i dy partive LVV-së dhe LDK-së, për t’ua pamundësuar koalicionin dhe formimin e qeverisë. Ky skenar duhet zbradhur deri në fund, dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet një ekip ndërkombëtarë, e jo institucionet që janë të kapuar nga SHIK-u, as policia e Kosovës e as AKI-ja e as prokuroria. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet vënë para përgjegjësisë për këtë skenar kriminal që mund ta rrezikoj stabilitetin politik dhe të sigurisë në vend”, tha Haziri.