Deputetja e LDK-së alarmon: Vendi në dorë të PDK-së, duhet reagim i menjëhershëm

15
SHARE

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, shprehët e habitur se përse presidenti Thaçi nuk e dërgon vendin në zgjedhje përderisa, sic shprehët ajo, presidenti ka dëgjuar tashmë zërin e të gjitha partive politike duke shprehu dëshirën që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, shkruan “Bota sot”.

Ajo, tha se PAN-i ka ra, Qeveria po, ka mbetur vetëm Presidenca e Kuvendi. Për momentin, zyrtarisht shteti ka mbetur vetëm në duart e një partie politike – PDK-së.

Postimi i saj i plotë:

Presidenti Hashim Thaçi, ka dëgjuar zërin e të gjitha partive politike, që duan zgjedhje. Nuk e di ç’pret presidenti, ‘blen’ kohë e nuk e fillon procesin. Kushtetuta i kërkon konsultimet me partitë politike. PAN-i ka ra, Qeveria po, ka mbetur vetëm Presidenca e Kuvendi. Për momentin, zyrtarisht shteti ka mbetur vetëm në duart e një partie politike – PDK-së. Presidenti e Kryekuvendari janë të kësaj partie, prandaj sa ma shumë zvarritje, i bie se jetojmë në një shtet njëpartiak. Shtete njëpartiake dihet se janë edhe shtetet moniste, komuniste e diktatoriale! Prandaj shpëtimi i vetëm është ecja te para e presidentit dhe e kryekuvendarit për shkuarjen te sovrani!