Deputeti i LDK-së: Thaçi, Rama dhe Haradinaj të pa ditur, injorantë – argat të dreqit

18
SHARE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova në Samitin e Berlinit është paraqitur me qëndrime të ndryshme, madje kundërthënëse.

Ai thotë si paramendohet situatën brenda aty, dhe në çfarë situate e kanë sjellë vendin.

Në fund, Rugova ka thënë se Thaçi, Rama dhe Haradinaj janë të pa ditur, injorantë, por më e keqja sipas tij është se këta të fundit po na dalin edhe argat të dreqit.

Ja shkrimi i tij:

Kosova në samitin e Berlinit me qëndrime të ndryshme, madje kundërthënëse!
Kryeministri deklaron se për taksen kundër Serbisë ka pasur presion edhe nga Thaçi ( presidenti i vendit të tij ) dhe nga Edi Rama!
Paramendoni situatën brenda aty, dhe në çfarë situate e kanë sjellë vendin këta “ lider “ institucional!
Të pa ditur, injorantë, por më e keqja se po na dalin argat të dreqit!
Fundi i regjimit të bashibuzukëve!