Demiri: Ja ku dhe kur u formua FARK-u!

28
SHARE

Ish-oficer ushtarak Fadil Demiri, ekskluzivisht për emisionin “Blic Interview” bëri të ditur se FARK-u është formuar në vitin 1991.

Ideja për themelimit të FARK-ut, sipas Demirit ka nisur në Kroaci, pas një kërkesë të një delegacioni kosovar.

“Ideja e FARK-ut ka nisur në Kroaci në vitin 1991 me kërkesë të një delegacioni të Kosovës që ka shkuar në atë kohë në Kroaci. Fehmi Agani në atë kohë ka shkuar me kërkesë në Qeverinë e Kroacisë për formimin e FARK-ut”,tha ai.

Vetëm dy javë pas dorëzimit të kërkesës për formimin e FARK-ut, Demiri pohon se qeveria kroate e ka mbështetur kërkesën e palës kosovare.

“Pas dy jave ata e kanë dhënë një përgjigje për vendodhje, ka pasur shumë alternative vetëm kanë thënë zgjedhni ku po dëshironi”, u shpreh Demiri.