Dafina Zeqiri pyetet kur do të bëhet synet, kjo është përgjigja e saj

22
SHARE

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri e cila së fundi ka ndryshuar dukjen e saj duke u bërë tullace, ka marr edhe një numër të madh komentesh nga fansat e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa Dafina bënë shumë shpesh ndryshme në stilin e saj, po ashtu edhe komentuesit nuk kursehen me komentet që i bëjnë.

Së fundi në profilin e saj në Instagram, ku Dafina ka postuar një foto ku shihet duke zbulur një pjesë të stomakut, një komentues e ka pyetur atë se kur do të bëhet synet.

“Kur kanë me t’bo synet”, i ka komentuar një komentues Dafinës, derisa ajo i ka replikuar duke i thënë “qat ditë që bohesh njeri ti”.

Së fundit Dafina ka publikuar këngën e saj në bashkëpunim me repartistin, Lumi B, këngë kjo e titulluar “Lule Lule”, e që është një rimake e këngës së vjetër qytetare “Lule Lule”. /Insajderi.com