Crespo këshillon Lautaro: Interi apo Barça? Ke një mijë arsye për këtë vendim

6
SHARE

“Telenovela” Lautaro Martinez-Barcelona është e destinuar të shoqërojë muajt e ardhshëm të merkatos. Sipas Hernan Crespo, megjithatë, “El Toro” do të bënte mirë ta vlerësonte si duhet sitiuatën dhe të qëndronte tek Interi edhe për dy ose tri vite.

I intervistuar nga “Goal”, ish-sulmuesi i njohur argjentinas foli për bashkatdhetarin e tij dhe të ardhmen e Lautaro, duke e këshilluar që të mbetet titullar me zikaltrit: “Do të dëshiroja që Lautaro të qëndronte tek Interi, për mijëra arsye.

Ai është në një klub të madh dhe do të ishte mirë të vazhdonte aty për dy ose tri vite të tjera. Lautaro duhet të jetojë me presionin e të luajtur gjithmonë në të njëjtin nivel, ka nevojë për ekuilibër, çka mund ta sigurojë me vazhdimësi në të njëjtin ekip. Në këtë kuptim, unë mendoj se është më mirë që të qëndrojë tek Interi”.

Për më tepër, sipas Crespo, numri 10 zikaltër, tashmë e ka treguar sa vlen, por do të kishte nevojë për stabilitet, siç e gjeti tek Interi në këtë sezon, si startues: “Ai është i ri, tashmë ka përjetuar shumë ndryshime. Ky ishte viti i tij i parë si startues. E fitoi me meritë këtë status tek Interi, por ama nuk e ka mbaruar ende sezonin”