Chelsea i vendos çmimin e shitjes Kantes, disa klube në garë!

174
SHARE

Nëse Juventusi, PSG dhe Real Madridi duan ta blejnë N’Golo Kante nga Chelsea, do të duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Në javët e fundit kishte raporte në Angli dhe Itali, që Kante ishte në treg, pasi nuk po arrite të tregonte formën e tij.

Juventusi i Maurizio Sarrit shihet si favoritë për të nënshkruar me të, ndërsa ndiqet nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Sipas L’Equipe kostoja e operacionit është 70 milionë euro. Bianconerët do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen e shkëmbimit, duke ofruar një nga lojtrët si Miralem Pjanic, Daniele Rugani ose Alex Sandro.