Cengiz Under drejt Premier League

9
SHARE

Rrugët mes Romës dhe Cengiz Under pritet të ndahen në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton “ Daily Mail” skuadra e Tottenham interesohet për futbollistin e njohur turk.

Mourinho e pëlqen shumë 22 vjeçarin dhe sipas medias britanike u ka kërkuar drejtuesve që ta sjellin në Londër.

Në qoftë se Roma nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve, “Spursat” do ta kenë edhe më të lehtë për të arritur tek Under pasi dëshira e futbollistit është të luaj në këtë kompeticion të madh.