Buzhala: PDK arriti me ia ndërru vetës nofkën, prej Pronto në Po.rno

37
SHARE

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me satirat e tij lidhur me rastin e djeshëm të publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina.

Buzhala në një ndër statuset e tij ën facebook ka shkruar se PDK tashmë njihet edhe më një nofkë tjetër pos asaj të përfshirjes në përgjime, siç dihet në opinion si rasti “Pronto”.

“PDK arriti me ia nderru vetes nofkën, prej Pronto ne Porno. Me te vetmin dallim, arriten me e perfshi edhe shtetin ne porno”, ka shkruar Buzhala.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, deputetja Flora Brovina paraqiti para mediave një fotografi me të cilën pretendonte se është nga Lufta e Kosovës, mirëpo, më vonë, mediat zbuluan se ajo fotografi ishte në një nga uebsajtet porno grafike irakiane.

Deputetja Brova edhe pas këtyre lajmeve, ka reaguar duke thënë se fotografia është e vërtetë dhe ngjarja është në Kosovë. /Korrespodenti