Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat gruas për të parë a ka “behane”

51
SHARE

Në Suharekë thoshin Burim Ramadani ka shkuar nuse

Çifti Burim Ramadani dhe Lena Ahmeti-Ramadani në Talk të KTV-së ka rrëfyer se si çift i ri nuk e kishte aspak të lehtë të tejkalonte sfidat e bashkëjetesës.

Pasi vinin nga qytete të ndryshme, Burimi nga Suhareka dhe Lena nga Prishtina, ata nuk e kishin të zgjidhur çështjen e vendbanimit në fillim. Anëtar i AAK-së, Burim Ramadani, ka treguar se kishte marrë një kredi dhe e kishte blerë banesën e babait të gruas së tij, Lenës, ku ajo ishte rritur.

Duke u nisur nga ky fakt, ai ka thënë se në Suharekë ishin shtuar zërat se “Burimi ka shkuar nuse”. Me shaka ai u është përgjigjur fjalëve duke thënë se “Rrini rehat Suhareka se s’kam shkuar nuse po kam marrë nuse edhe shtëpi”.

Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat gruas për të parë a ka “behane”

Pak kohë pasi ishte njoftuar me Lena Ahmetin, zëvendësministri Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat shëndetësore për të parë a ka ndonjë sëmundje apo jo gruaja në të cilën ishte dashuruar.

Ai në “Talk” të KTV-së ka thënë se donte të dinte mos ka ndonjë sëmundje të lindur apo të trashëguar, apo siç thotë vetë ai, “mos rastësisht ka ndonjë behane”.

Në anën tjetër, Lena thotë se s’kishte kërkuar të njëjtën nga Burimi dhe se për të e rëndësishme ishte vetëm të ndihej mirë sa herë që dilnin.

Çifti Ramadani tregon si e njohën njëri-tjetrin

1 janar 2011 ishte data kur për herë të parë ishin takuar Burim Ramadani dhe Lena Ahmeti.

Përderisa Ramadani atë kohë ishte deputet dhe rrëfen për takimin në ditën e vitit të ri, Lena në “Talk” të KTV-së ka treguar se atë kohë se kishte idenë kush ishte Burimi apo se çfarë profesioni kishte.

Edhe sot ajo ka treguar se nuk e njeh botën e politikës dhe politikanët.

Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja që në jetën e përditshme s’diskutojnë për profesionin, por pjesën private ia kushtojnë tërësisht njëri-tjetrit dhe familjes.