Besiktas e do Gjimshitin zëvendësues te Pepe-s

15
SHARE

Duket se një futbollist i kombëtares sonë do të ndryshojë ekip në këtë sezon transferimesh.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Atalantës është nën “radarët” e gjigantëve turk të Besiktas.

Këta të fundit kërkojnë 2 mbrojtës në merkato dhe shikojnë shqiptarin si zëvendësuesin perfekt të Pepe-s, pas largimit të këtij të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Fotospor” ku thekson se edhe Demagoj Vida është drejt largimit. Agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit turq, raportojnë mediet shqiptare.