Besiktas ateron në Kosovë e Shqipëri, gati ndodhia e madhe

12
SHARE

Klubi i njohur turk i Beshiktashit është gati që të fillojë bashkëpunimin me klubet shqiptare dhe ato kosovare, në mënyrë që të arrijë që të rritë talentet e tij.

Gjigandët e futbollit turk, jo vetëm që duan të monitorojnë kampionatin tonë për talente, por edhe të sjellin këtu ata që kanë në përbërje që të fitojnë më shumë eksperiencë para se të bëhen pjesë e ekipit të parë.

“Photospor” ka bërë të ditur sot se disa prej kampionateve ballkanike janë në vëzhgim nga klubi i njohur turk. Sipas saj, përfaqësues të klubit po ndjekin me interes kampionatet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës si dhe të Azerbajxhanit, pasi mendonin se aty mund të huazojë disa talente si Akgun, Kalafat, Ajdouan, Kaja apo Ishler, të cilët nuk gjejnë dot hapësira aktualisht me skuadrën e parë dhe mund të krijojnë eksperiencë duke luajtur në elitën e këtyre kampionateve të sipërpërmendura.

“Negociatat tona me shumë vende të ndryshme, sidomos me Kosovën, vazhdojnë. Do të kryejmë shkëmbime lojtarësh për një periudhë kohe, që do të thotë brenda vitit”, deklaroi anëtari i bordit i Beshiktash, Firat Fidan, për median turke. Në Turqi insistojnë se në këtë mënyrë Beshiktash do të ketë mundësinë jo vetëm t’u japë minuta lojtarëve të rinj të saj, por edhe të gjejë nëpërmjet monitorimit të tyre, futbollistë premtues nga kampionatet ku do t’i dërgojë. Kjo është padyshim një mundësi e mirë për të gjithë ata talente shqiptare që ëndërrojnë kalimin në një klub të madh siç është ai i qytetit të Stambollit.