Bellerin zbulon emrin e ekipit për sezonin e ri

24
SHARE

Hector Bellerin ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga Arsenal.

Mbrojtësi i krahut ka zgjuar interesim nga Juventus.

Por, ai ka insistuar se ndihet mirë në Emirates Stadium.

“Kam kontratë të gjatë, jam tashmë një kohë në Londër, qytet të cilin e konsideroj si shtëpinë time”, deklaroi Bellerin për “Sky Sports UK”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam asgjë tjetër në mendje gjatë verës, nuk e di nëse do të ftohem për Kampionatin botëror por do të isha i lumtur nëse po. Përndryshe, do të jem këtu në përgatitje për sezonin e ri”, theksoi ai.