Bekim Jashari mohon spekulimet mediale se ai ishte i involvuar në ndërprerjen e tubimit zgjedhor të PDK-së

27
SHARE

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një reagimi të publikuar ka hedhur poshtë spekulimet mediale dhe të disa segmenteve brenda PDK-së, se gjoja njerëzit e tij të afërt kanë shkaktuar një përleshje gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së në fshatin Klinë e Epërme.

Reagimi i Bekim Jasharit ka ardhur pas lajmit të publikuar në disa media, të cilat kanë shkruar se kinse përkrahësitë e tij i kanë sulmuar fizikisht disa njerëz të afërt të Sami Lushtakut.

Ja reagimi i plotë i Bekim Jasharit:

Tē nderuar,

Dje dhe sot kam qenë shumë i angazhuar me projekte në interes të qytetarëve të Skenderajt.

Dje, zyrtarisht në Skenderaj kemi shpërnda 164 bursa për studentë, ndërsa sot kam qenë i angazhuar në takim me biznesmenë, për të sjellë investime në Skenderaj, për të hapur fabrika dhe vende pune.

Pavarësisht angazhimeve të mia, për të mirën e qytetit, janë të tjerët të cilët tentojnë të më involvojnë në tema që fare nuk më interesojnë, dhe as që dua të merrem me to.

Dhe, sado që mundohesh të mos i kushtosh rëndësi çfarë shkruajnë, atëherë kur tentojnë të të nxjerrin ashtu siç nuk je, me gjithë angazhimet e stafit dhe bashkëpunëtorëve, për të sjellë investime, me qëllim të çuarjes përpara këtij vendi të varfër e me numër të lartë të papunësisë, dhe me shumë probleme të tjera, prapësëprapë duhesh t’ua kujtosh faktin se Skenderaj do të jetë ndryshe nga së janë mësuar ta shohin e ta trajtojnë.

Bekim Jashari nuk është as nuk do te jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.

Une i kam hapur dyer e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim.

Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njejtë.