Barcelona në krizë financiare, flet ‘ylli’ i skuadrës: Asgjë nuk është e sigurt…

76
SHARE

Clement Lenglet i ka ndjekur me shqetësim raportet e fundit nga Barcelona ku thuhet se ka një krizë të madhe financiare e thelluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

 

Mbrojtësi francez ka komentuar shkrimet e mediave ku thuhet se përveç Messit, Ter Stegen e De Jong, të gjithë futbollistët e Barcelonës do të jenë pjesë e merkatos.

 

Asnjë futbollist nuk është i sigurt për asgjë. Këtu nuk ka askush të ardhme të sigurt. Shpresoj që unë të jem pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të varet nga skuadra, e jo nga unë” ka thënë Lenglet