Barça ofertë të çmendur, 70 mln euro plus dy lojtarë për të ‘rrëmbyer’ Lautaro Martinez

179
SHARE

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu është i gatshëm ta ofrojë një shumë të konsiderueshme parash plus dy lojtarë të skuadrës për transferuar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas mediave italiane, Martinez ka klauzolë lirimi në kontratën aktuale me Interin në vlerë prej 111 milionë euro.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, Barca ka menduar për mundësi të tjera për të paguar 70 milionë euro plus Arturo Vidal dhe Nelson Semedon.

Për Lautaron, ndërkohë, thuhet se gjiganti spanjoll ka përgatitur një kontratë me pagë vjetore 10 milionë euro në sezon.