Alarmon eksperti kosovar i mediave sociale: Mos e klikoni këtë lajm, po iu merret passwordi

15
SHARE

Eksperti i mediave sociale, Valon Kerolli, ka alarmuar se së fundmi po qarkullon një postim me të cilin po tentohet të merren të dhëna personale.

Sipas tij, në një artikull ku flitet për gjoja pamje të nxehta të Dafina Zeqirit, po bëhet një hile për t’ua marrë fjalëkalimet në Facebook, shkruan Reporteri.net.

“Kujdes, nese ju shfaqet ky postim/reklam per pamje te nxehta te Dafina Zeqirit, mos e hapni, eshte phishing! Ka per synim marrjen e fjalekalimit tuaj ne Facebook”, ka thënë Kerolli.

Kohëve të fundit, kanë qenë të shpeshta rastet kur përmes lajmeve të rreme janë marrë të dhëna personale të përdoruesve të rrjetit social Facebook./Reporteri.net