Ajo që ka ndërmend të bëjë presidenti i Barcës për Messin është thjesht e pabesueshme

72
SHARE

31-vjeçari i ka lënë futbolldashësit anë e kënd botës pa frymë për një dekadë tani, duke shënuar plot 600 gola në 683 ndeshje.

Pesë herë “Topi i Artë” e ka pasur rival Cristiano Ronaldon për shumë vite, derisa të dy kanë gëzuar karriera të jashtëzakonshme, transmeton Periskopi.

Argjentinasi ka fituar gjithçka që mund të fitohet te Barcelona, përfshirë 10 tituj të La Ligas, gjashtë Kupa të Mbretit dhe katër tituj të Champions Leagues.

Tani, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka tejkaluar kufijtë derisa është munduar të shpreh admirimin e tij për gjeniun e futbollit.

Barcelona v Liverpool – UEFA Champions League Semi Final: First Leg

I pyetur nëse statuja e Messit do t’i bashkohet asaj të Ladislao Kubala në stadiumin e modernizuar, Bartomeu u shpreh:

“Do të ketë 10 prej tyre [statuja]. Madje unë nuk do t’ia jepja as ‘Topin e Artë’. Ai e ka kaluar atë tani, është një kategori në vete.

“Ka lojtarë të mëdhenj, por ai është në një dimension tjetër.”