5 arsyet e Modriç për të qëndruar te Reali

44
SHARE

Luka Modriç nuk ka rinovuar ende, por ka shumë arsye për ta bërë. Dhe gazeta spanjolle “AS” ka renditur disa prej tyre.

Rroga e lartë dhe rëndësia në projektin e Lopeteguit janë disa prej tyre.

RROGË E LARTË– Sirenat e alarmit kanë mbërritur në kampin e Madridit dhe drejtuesit kanë vendosur që t’ia përmirësojnë rrogën vjetore.

Mesfushori kroat do të përfitojë 11 milionë euro në vit, po aq sa Garet Bejl.

Interi ofron 6 vite kontratë, 4 në Milano dhe 2 të tjera në Kinë për ta mbyllur kontratën me Juangsu Suning.

Modriç deri tani te Reali ka përfituar një pagë vjetore 8 milionë euro, por me përmirësimin e kushteve ekonomike, sigurisht që do të joshet për të qëndruar ende në Spanjë.

TË FITOJË TITUJ– Një futbollist nuk duhet të kënaqet kurrë me trofetë e fituar, por duhet të vazhdojë të fitojë sërish. Sigurisht që te Reali e ka mundësinë për ta bërë këtë, ndërsa një kalim tek Interi mund t’i zbehte shanset për këtë gjë.

Sepse zikaltrit janë një ekip në ndërtim e sipër dhe nuk kanë pasur balancat e duhura në sezonet e fundit. Modriç nëse kërkon të jetë nga lojtarët e linjës së parë dhe mesfushorët kampionë duhet të qëndrojë te Reali.

Interi titullin e fundit europian e ka fituar 7 vite më parë kur nën drejtimin e Murinjos ia doli të triumfonte në Champions.

FAMILJA– Një tjetër motiv që mund të ndikojë në vendimin e Modriçit është familja.

Që nga momenti kur erdhi në vitin 2012 dhe deri tani, familja ka qenë shumë mirë në Madrid.

Prej 6 vitesh ata janë adaptuar mjaft mirë dhe janë mësuar me jetën në kryeqytetin spanjoll. Sigurisht që do ta marrë parasysh edhe mendimin e familjes së tij në lidhje me të ardhmen.

LOPETEGUI– Emërimi i Lopeteguit si zëvendësues i Zidanit në stolin e Realit tregon se skuadra do të ketë të njëjtin stil, një lojë direkte, sulmuese dhe të bazuar te mesfusha.

Nisur nga kjo gjë, Modriç është i vetëdijshëm që do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në aspektin teknik të skuadrës dhe të vazhdojë të tregojë nivelin e tij për të luftuar për “Topin e Artë” në këtë sezon.

Pavarësisht emrave të tjerë që Reali ka në mesfushë, duket se për kroatin ka një vend të sigurt si titullar. Ndoshta diçkaje të tillë ai iu tremb në fillim, por duket se me kalimin e kohës ka marrë siguri edhe për këtë gjë.

ROL VENDIMTAR
– Largimi i Ronaldos drejt Juventusit bën që figura e Modriçit të jetë më e rëndësishme në dhomat e zhveshjes së Realit.

Lojtari kroat do të luajë sezonin e tij të shtatë si madrilen dhe do të ketë peshë në këtë grup, i cili e vlerëson shumë rolin e tij. Tani mund të jetë ai Modriçi